Morata i thotë po gjigandit të futbollit italian

Sulmuesi i Chelseat ,Alvaro Morata, u ka thënë zyrtarëve të Milanit se do të donte të transferohej në San Siro gjatë kësaj vere.

Spanjolli ka folur me menaxherin e përgjithshëm të skuadrës, Leonardon, për një kalim në radhët e Rosonerëve, ndërsa Chelsea do 65 milionë euro për të.

Çmimi i Moratas mund të jetë problem për gjigantin italian, që po ashtu është duke e përcjellë me kujdes edhe Gonzalo Higuainin dhe Radamel Falcaon.