TCH kurdis dosjen e Ben Qimes, për te goditur gjykatësin Selimi

Televizioni ‘Top Channel’ ka manipuluar sot në mënyrë arbitrare opinionin publik, duke deformuar historikun gjyqësor të njw ekstradimi, me qëllim goditjen e gjyqtarit Shkëlzen Selimi.

Bëhet fjalë për anulimin e ekstradimit te Arben Isufajt (alias Ben Qimja) nga Fieri.

Shkëlzen Selimi, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës që është në procesin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka kërkuar sot ndërprerjen e seancës.

Siç e argumentoi, TCH sipas tij ka publikuar në një kronikë të datës 26 korrik, informacione të rezervuara, të cilat janë marrë nga ky televizion në mënyrë të paligjshme nga KPK-ja.

Çfarë publikoi ‘Top Channel’?

‘…gjyqtari Selimi ka kontakt të drejtpërdrejtë me A.I, për të cilin gjyqtari ka ndërhyrë në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij në Itali. Ky shtetas sipas zbulimeve të ONM-së rezulton i dënuar për grup kriminal dhe trafik kokaine.’

Shkëlzen Selimi, i lidhur me krimin; ONM: Ndihmoi Arben Isufajn mos ekstradohej në Itali

Nga një hulumtim i ‘Hashtag.al’ rezulton se shtetasi që përmend ‘Top Channel’ nuk u ekstradua, sepse ka qenë Gjykata Italiane që pushoi akuzën e organizatës kriminale, duke mbetur një çështje ende pa vendim, edhe pas 16 vitesh.

Aktualisht, shtetasi Arben Isufaj hetohet vetëm për armëmbajtje dhe transport.

(Vendimi i gjykatës Torino)

Ky është vendimi i gjykatës italiane, i cili tregon qartë pushimin e akuzës së organizatës kriminale dhe po kështu vendimi i gjykatëses Matilda Shalla që ka si argument ligjor rrëzimin e akuzës për shtetasin Isufaj, duke rrëzuar automatikisht edhe ekstradimin drejt Italisë.

(Vendimi i gjykatës Fier)

Selimi, ka rrëzuar kërkesën për ekstradim për shtetasin Isufaj, bazuar në vendimin e mësipërm, të gjyqtares Shkalla të Fierit.

Kush fshihet pas burimit që furnizon televizionin, që sulmon publikisht një gjyqtar?