Mbyllet sondazhi/ Tifozët e Real Madridit vendosin se kush duhet të jetë pasardhësi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo u largua nga Reali i Madridit duke i lënë një hapësirë shumë të madhe skuadrës së “Los Blancos”.

Kështu presidenti Perez me këshilltarët e tij janë duke u përpjekur për të gjetur zëvendësuesin perfekt të portugezit.

Ndërkohë klubi spanjoll ka hapur edhe një sondazh në faqen e tyre zyrtare se kë do të preferonin fansat si zëvendësues të tij.

Pas mbylljes së këtij sondazhi, përfundimi ishte: “Harry Kane”.

Sulmuesi i Totenhemit mori 26% të votave duke lënë pas lojtarë si Hazard, Icardi apo edhe Cavani.