", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Xherdan Shaqiri goditet me shuplaka nga lojtarët e Liverpoolit në stërvitjen e parë

Xherdan Shaqiri është transferuar te klubi i Liverpoolit dhe ditën e djeshme ka zhvilluar stërvitjen e parë me klubin e tij të ri.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë seancë stërvitore ka qenë tradita e klubit “The Reds”.

Lojtari shqiptar është futur ndërmjet lojtarëve të tjerë, të cilët e kanë bërë një korridor dhe e kanë qëlluar me shuplaka në kokë, vetëm sepse ashtu e do tradita.

Video u shpërnda në faqen zyrtare të Liverpoolit në “Twitter”.

Kujtojmë se Shaqiri ishte një lojtar i Stoke Cityt dhe u largua sepse klubi ra nga elita e futbollit anglez.