Vëzhgimi tronditës, fëmijët kalojnë vetëm 7 orë në javë në ambientet e hapura

Fëmijët mesatarisht shpenzojnë vetëm shtatorë orë në javë për të qëndruar në ambient të hapur, por më shumë se dyfishin e asaj kohe e kalojnë duke luajtur video-lojëra.

Sipas një studimi të ri kjo gjë është tronditëse, i cili zbuloi se 40 për qind e prindërve duhet t’i detyrojnë fëmijët e tyre të largohen nga shtëpia për të kaluar kohën jashtë.

Studiuesit thanë se rritja e përdorimit të video-lojërave do të thotë që fëmijët gjithnjë e më shumë po zgjedhin të kalojnë kohën e lirë brenda.

Ekspertët kanë paralajmëruar më parë se lojërat aktive janë thelbësore për zhvillimin dhe shëndetin afat gjatë të fëmijëve, duke i ndihmuar ata që të shmangin zhvillimin e sëmundjeve të tilla si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës në moshën e rritur.