Gazetari në Liverpul ngacmon Shaqirin për shqiponjën, përgjigja e tij është fantastike...

Xherdan Shaqiri pas shumë spekulimesh mbi të ardhmen e tij, mbrëmjen e djeshme arriti që të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Liverpool.

Pas këtij zyrtarizimi ai i është nënshtruar një interviste, duke zbuluar shumë gjëra që nga e shkuara e tij e deri për synimet e të ardhmes.

Por një pyetje paksa tendencioze i është drejtuar atij në mes të intervistës.

“Jemi mësuar më festimet e tua me duar. Si mendoni do të jetë ndjenja, kur do të shënoni para ‘The Kop’ për herë të parë?” ka qënë pyetja e drejtuar Shaqirit, duke u munduar të marrin përgjigje, nëse futbollisti do vazhdojë me festimin me shqiponjë apo jo.

Por Shaqiri ka ditur si të përgjigjet, duke e lënë çështjen të hapur dhe duke thënë, që mezi po pres të zbresë në fushë me bluzën e Liverpulit.

“Jam i sigurt që do të jetë një ndjenjë e mahnitshme, kur do ta shënoj golin e parë para tifozëve. Mezi pres që të fillojë”, ka deklaruar Shaqiri.