Pas Romanës dhe zëvendësit të Lu-së, flet edhe Edi Rama

E ka bërë të rrugës.

Zakonisht flasin para Romana Vlahutin sot, e dje zv/ambasadori i SHBA-së në Tiranë,  David Muniz dhe më pas flet Edi Rama.

E siç ndodhte edhe më parë, Rama duke përdorur Vlahutinin e më parë Donald Lu-n, flet e thotë se ndërkombëtarët po i bëjnë thirrje opozitës.

Në fakt, Romana Vlahutin vetëm sa qëndron në zyrë, sepse mandati i saj ka mbaruar, ndërsa i ngarkuari me punë i SHBA-së, po pret ambasadoren e re.

E Rama sërish vazhdon sërish me të njëjtat fraza e fjalë.

Ja çfarë ka shkruar Rama ne Facebook:

Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi.

Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes.

Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende.