Bajerni e pranon largimin e këtij lojtari, ja klubi i ri!

Drejtori ekzekutiv i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge e ka konfirmuar interesimin e PSG-së për mbrojtësin Jerome Boateng.

Mbrojtësi gjerman mund t’i kushtojë PSG-së nga 50 deri në 60 milionë euro. Ky çmim duhet të pranohet nga drejtuesit francezë, por dy klubet ende nuk kanë arritur në fazën e diskutimit për çmim.

“Në parim, ne kemi mjaftueshëm lojtarë për atë pozicion, edhe nëse largohet Jerome”.

29-vjeçari besohet se do të largohet nga kampioni gjerman këtë verë dhe Niklas Sule do të jetë zëvendësuesi i tij.