FOTO/ Ky është ruloti më luksoz, kushton 422 mijë Euro. Shikoni çfarë luksi

Me ngrohje nën dysheme, me dush dhe shtrat dopio, ky është furgoni për kamp më luksoz që keni parë ndonjëherë.

Është 10 metra i gjatë dhe i pajisur me kuzhinë.

Ka një motor 7.7 litërsh, i cili mund të prodhojë 300 kuaj fuqi, si dhe dy herë më shumë rrotullime se Lamborghini Aventador.

Por, niveli i komoditetit vjen me çmim. Ky furgon kushton 422 mijë euro.

Ky furgon do të zbulohet gjatë shfaqjes “Motorhome & Caravan 2016”, këtë javë në Birmingham.