VIDEO/ Lojtarët e Shkëndijës festojnë së bashku me ‘Ballistët’ triumfin në Champions

Në stadiumin “Filipi II” të Shkupit u luajt ndeshja e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampionëve mes Shkëndijës së Tetovës dhe Sherif Tiraspol, shkruan Syri.net.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia fitoi minimalisht 1-0, me supergolin e shënuar me goditje dënimi nga Besart Ibrahimi në minutën e 24-t.

Pas ndeshjes, futbollistët tetovarë e festuan këtë triumf së bashku me tifozët e tyre, “Ballistët”, të cilët kishin udhëtuar nga Tetova në Shkup për të përkrahur Shkëndijën