Miqësorja me Sheffield United shkakton panik tek Interi

Inter vijon fazën përgatitore, teksa mbrëmjen e sotme zhvilloi ndeshjen e katërt miqësore.

Zikaltrit u ndeshën në stadiumin “Bramall Lane” me Sheffield United, ku barazuan 1-1 (goli për Interin u shënua nga Icardi).

Shumë pak fat në anën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti, që pas vetëm pak minutash nga fillimi i ndeshjes, u desh të ekzekutojë një zëvendësim të detyruar.

Pikërisht në minutën e 6-të të takimit, Dalbert përplaset në një dyluftim dhe rrëzohet në fushë, aty ku qëndron duke rënkuar dhe shtrënguar shpatullën e tij të djathtë.

Ndërhyjnë menjëherë anëtarët e stafit mjekësor zikaltër që aplikojnë akullin dhe spray, por më pas kërkohet futja në fushë e barelës dhe detyrimisht zëvendësimi i brazilianit Dalbert, në vend të të cilit u aktivizua Roric.