Formula 1/ FIA merr vendimin për Lewis Hamilton. Plasin polemikat

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka marrë vendimin në lidhje me Lewis Hamilton.

Piloti britanik nuk do të dënohet në lidhje me manovrën e gabuar që bëri në garën për “Çmimin e madh të Hockenheim” në Gjermani.

Ky vendim ka ngjallur debate të shumta nga kundërshtarët e Ferrarit, pasi në vitin 2016 Kimi Raikonen ka marrë një penalizim pre 5 sekondash vetëm sepse kishte kaluar vijën e bokseve me 1 metër.

Duket se rregullat nuk janë të njëjta dhe për pilotin e Mercedezit, Lewis Hamilon.