Dëshmia për CNN: Dy fëmijë humbën nën flakë, ndihma erdhi veç sot

Dëshmi të shumta vijnë nga Greqia, ku Athina është përfshirë nga një zjarr apokaliptik, që ka shkaktuar të paktën 64 të vdekur, mes të cilëve fatkeqësisht besohet se ka edhe shqiptarë.

Dëshmi të frikshme kanë ardhur nga banorët e zonës, të cilët kanë mundur të shpëtojnë.

Duke folur për CNN grek, një banor thotë se ndihma ka ardhur shumë vonë, vetëm ditën e sotme.

‘Dje nuk kishte asnjë mekanizëm shtetëror. Këtë mëngjes të gjithë erdhën. Dje kishte vetëm tre motorë të policisë dhe disa aparate dore për shuarjen e zjarrit’, ka thënë dëshmitari për CNN.

Kur pyetet nëse ai beson se viktima të tjera ai thotë se: ‘Kur pamë zjarrin të gjithë vrapuam për të ikur lart. Ishte si në luftë. Ishin dy fëmijë në port. Njëri ishte 14 vjeç dhe nuk kishin kohë të reagonin, zjarri ra mbi kokat  e tyre’, thotë dëshmitari.