Dëshmi tronditëse nga Greqia, ja si u mbytën gruaja polake dhe djali i saj

Një zyrë udhëtimi në Poloni thotë se një grua polake dhe djali i saj ishin midis 10 personave që u mbytën kur varka e tyre u përmbys gjatë evakuimit nga zjarri në Greqi.
 
Një zyrtar polak tha se të dy viktimat ishin duke udhëtuar në vendpushimin e Matit, në lindje të Athinës.
 
Ai tha se marina greke dhe forca të tjera po evakuonin 45 vetë nga një hotel në Mati kur njëra nga anijet u përmbys  duke vrarë të gjithë pasagjerët. Ai nuk e dinte nacionalitetin e viktimave të tjera ndërkohë që shtoi se trupat e vdekur të dy polakëve janë gjetur.