VIDEO/ ‘Shihja njerëz që digjeshin’, dëshmitarja rrëfen tmerrin me flakët në Greqi

Të paktën 60 persona raportohen të vdekur në Greqi si pasojë e flakëve që kanë pushtuar zona të tëra përreth Athinës, ndërsa mësohet se mes viktimave janë të paktën edhe 8 fëmijë. Veçanërisht zjarri ka goditur zoën e Atikas dhe plazhin Mati 18 milje në lindje të Athinës.

 “Mati nuk ekziston më si vendndodhje. Shihja njerëz që digjeshin jashtë makinave. Jam me fat që jam gjallë”, tha një grua për Skai TV.

Njerëzit janë hedhur në det, ndërkohë që flakët i janë afruar bregut. Qindra prej tyre janë shpëtuar nga varkat e shpëtimit, ndërkohë që të tjera janë bllokuar nga flakët dhe tymi.

Nikos Economopoulos, kreu i Kryqit të Kuq Grek, ka treguar për Skai TV: “Një nga punonjësit e gruopit të shpëtimit më tregoi I shokuar se kishte parë 26 persona të shtrënguar pas njëri-tjetrit në një fushë vetëm 30 metër larg bregut.

Ndërkohë që një dëshmitar kishte parë disa trupa të shpërndarë në zonë.

Kryeministri Tsipras ka shpallur gjendjen e emergjencës për zonën e Atikas dhe ka anuluar një udhëtim jashtë vendit.

Imazhet tronditëse të postuara nga qytetarët e zakonshëm që largoheshin nga resorti i Matit në Lindjen e Attikës, që u godit nga zjarret po bejne xhiron e mediave sociale. Fotot tregojnë njerëz të lodhur që mezi mbahen në këmbë në breg në mes të tymit duke pritur që të shpëtohen nga anijet e marinës të vendosura nga Ministria e Mbrojtjes Greke për të ndihmuar në përpjekjet për evakuim.

Deri tani veç viktimave llogariten të paktën 1 mijë shtëpi të djegura dhe treqind automjete.