ZYRTARE/ Pronarët e rinj, shkarkojnë Drejtorin Sportiv të Milanit

Pas Marco Fassone, tashmë në Milano ka përfunduar edhe aventura e Drejtorit Sportiv, Massimiliano Mirabellit.

Takimi mes Scaronit dhe Mirabellit ka përfunduar dhe “Sportmediaset” raporton se dy palët janë ndarë zyrtarisht, shkruan SYRI.net.

Takimi nuk ka qenë frytdhënës për Mirabelin dhe atij i është komunikuar shkarkimi. Ai refuzoi prishjen e kontratës me konsesus, më vonë ndoshta do të vendoset edhe për dëmshpërblimin e tij.

Në këtë rol mund të rikthehet Braida i cili ka një karrierë të shkëlqyer në këtë pzicion te Milani.

Pas shkarkimeve të njëpasnjëshme, tashmë është radha e Gattusos i cili konfirmoi se nuk ka biseduar me pronarët e rinj të cilët kanë në dorë të ardhmen e klubit kuqezi.