FOTO/ Objektivi i ri i Interit kushton 20 milion euro

Interit i është thënë se duhet të paguajë 20 milion euro për të blerë mesfushorin e Portos, Hector Herrera.

Meksikani, i cili përfaqësoi vendin e tij gjatë Kupës së Botës, ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me kampionët portugezë.

Gjithsesi, 28-vjeçari me shumë mundësi nuk do të firmosë një kontratë të re në “Dragao”, dhe klubi i tij rrezikon ta humbasë me parametra zero verën tjetër.

Kështu që Interi, siç raporton “Gazzetta dello Sport”, nëse kërkon lojtarin duhet të japë 20 milion euro.

Zikaltrit kanë qenë aktivë këtë merkato vere, duke rekrutuar gjashtë lojtarë teksa është rikthyer në Champions League.