VIDEO/ Çfarë po ndodh? 7 furgonë me para ikin nga Shqipëria

Lekët e shqiptarëve ikin nga Shqipëria dhe dërgohen jashtë vendit.

Është një praktikë e njohur e bankave që operojnë në vend që të largojnë paratë nga Shqipëria, por 7 furgonë njëkohësisht nuk janë transportuar ndonjëherë.

Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha me publikim e një videoje në faqen e tij në Facebook.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sai Berisha:

Arratisje e madhe e parave me furgona nga Shqipëria!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

"Doktorr Berisha sot ne mesdit 7 fugona me lek per ne rinas po vetem 4 fugona arrita te filmoj drejt rinasit.

Ku po qojn leket e shtetit shqiptar kto."