Ronaldo te Juventus, Messi tek Interi? Përfaqësuesi i Pirelit mban gjallë ëndrrën e zikaltërve

Tifozët e Interit kanë të drejtë të shpresojnë për sa kohë është sponsori histori i tyre, “Pireli”, ai i cili ndez zëra për një transferim të Messit në Milano.

Ka qenë Marko Tronketi Provera ai i cili ka hapur mundësinë e një transferimi, duke thënë se asnjëherë nuk mund të thotë “Jo” për Messin.

“Cristiano Ronaldo është i mirë për futbollin italian. CR7 me bardhezinjtë është shumë i mirë për futbollin italian. Do të krijojë më shumë vëmendje, edhe për ekipet e tjera ka të ardhura më të mëdha potenciale, rivalët do të lëvizin për të fituar kampionatin. Ishin shumë të mirë, tani ata kanë nënshkruar me një hit shumë profesional”, tha fillimisht Tronketi Provera.

“Messi? Si të them jo për Messin? Nëse do të kishte një operacion të tillë, tifozët do të ishin entuziastë. Por kjo i takon së ardhmes, nëse diçka do të ndodhë, ende duket shumë larg”, përfundoi një nga përfaqësuesit të Pirelit.