FOTO/ Rrëfehet aktorja e njohur: Luka më përdhunoi në një hotel, pasi kisha humbur ndjenjat

Aktorja franceze Sand Van Roy (27) ka akuzuar regjisorin francez Luc Bessonin për përdhunim seksual.

Në një intervistë për Channel BFM, bukuroshja 27-vjeçare tha se ngjarja ndodhi më 18 maj të këtij viti në një dhomë hoteli në Paris.

Policia e shtetit së këtij vendi ka njoftuar mediat përmes një e-mail, se ka nisur tashmë hetimet ndaj drejtuesit 59-vjeçar.

“Kam pasur frikë se do të vdes. Aq shumë kam ndier dhimbje, sa që në një moment jam alivanosur. Kur është kaq e dhunshme, është përdhunimi. I bërtita, i thashë të ndalet, por ishte e kot. Ai filloi të mw bwnte veprime seksuale të neveritshme. I thashë se nuk dua ta bëjë një gjë të tillë. Ishte përdhunim”, tha Van Roy, e cila dyshohet se ishte në kontakt fshehurazi me Besson gjatë dy vjetëve të fundit.

Aktorja, e cila është shfaqur në dy nga filmat e fundit të Bessonit, raporti se ishte ndjerë keq, pasi kishte pirë çaj dhe më pas kishte humbur ndjenjat, moment të cilin e kishte shfrytëzuar regjisori.

Theksojmë se avokati i të akuzuarit, Tei Marembert, ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se këto ishin fantazi të aktores së re.