Në Korçë mishi tregtohet në 30 gradë, kokët e lopës shiten në bagazh makinash

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Korçë një sasi mishi që shitej jashtë kushteve frigoriferike, në një kohë që temperaturat në vend kanë regjistruar mbi 30 gradë Celcius.

Sipas AKU-së mishi është sekuestrua në bagazhin e një mjeti, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

“Mjeti me targa “AA 233 NR” kishte të ngarkuar në bagazhin e tij produkte mishi, përkatësisht 20 kg kokë lope, 7 kg të brendshme dhe 3 lëkurë lope. Automjeti është sekuestruar menjëherë si dhe shtetasi Josif Dodi është dërguar në ambientet e Drejtorisë Rajonale Korçë.

Në deklarimin e subjektit thuhet se produktin e ka marrë në një fermë blegtorale të shtetasit, Feti Pasho por nga verifikimet e inspektorëve të AKU-së rezultoi deklarim ishte i rremë pasi nuk u konstatua gjurmë therjeje apo mjete për therjen e kafshëve”, njofton AKU.

Për këtë shkelje përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të automjetit u morën edhe masë administrative me gjobë në vlerën 250.000 lekë .