Gjykata merr vendimin për Parmën, ja ç’do të ndodhë me klubi që sapo u ngjit në Serie A

Klubi i Parmës ishte nën hetim dhe për trukim ndeshjeje dhe sot duket se ka marrë fund ankthi për klubin italian.

Ekipi emilian nuk do të luajë sërish në Serie B, por në elitën e futbollit italian.

Pikërisht ajo që ka fituar në fushë nuk do t’i hiqet skuadrës italiane.

Por për sulmuesin e ekipit, Emanuele Kalaio, është marrë një dënim shembullor.

Ishte pikërisht sulmuesi që dërgoi mesazhe të çuditshme lojtarëve të Spezias ku u thoshte mos të luanin fort ndaj Parmës në ndeshjen e fundit.

Dy vite skualifikim dhe 20 mijë euro gjobë është ndëshkimi që i ka dhënë Gjykata Federale lojtarit të Parmës.