Balliu: ‘Reforma’, për shpëtimin e bandave, Vetingu po përdoret politikisht nga Rama

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se nuk mund të flitet për reformë në drejtësi. Ai theksoi se Vetingu po përdoret politikisht për të larguar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk i shërbejnë Edi Ramës dhe ti zëvendësojë me vasalët e tij.

Balliu shkruan se kjo më shumë është reformë për të shpëtuar bandat dhe Ramën.

Ja postimi i plotë i Klevis Balliut   

REFORMË NË DREJTËSI APO REFORMË PËR TË SHPËTUAR BANDAT DHE RAMËN?

Për cilën Reformë në Drejtësi po flasim kur Vetingu përdoret politikish për të larguar gjygjtarë dhe prokurorë që nuk i shërbejnë Edi Ramës dhe ti zëvëndësojë me vasalët e tij? 
Për cilën reformë flasim kur milionat e drogës hyjnë në Shqipëri me Toyota dhe nuk mban përgjegjësi askush. 
Kur Saimir Tahiri lirohet?
Kur Mark Frroku lirohet?
Kur Balili shetit i qetë dhe i lirë?
Kur prona qytetarëve vidhet, si në rastin e Teatrit?
Kur Rama vjedh buxhetin e shtetit, 875 milion euro vetëm në 2017?
Kur bandat hedhin në erë dyqane çdo ditë dhe nuk kapen?
Kur bandat vrasin çdo ditë dhe nuk kapen?
Kur 1500 vrasës enden të lirë dhe nuk kapen?
Kur Prokurorja zgjidhet në mënyrë antikushtetuese?
Kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese?
Kur nuk kemi Gjykatë të Lartë?
Çfarë Reforme në Drejtësi të bëjmë?
Për atë të krimit?
Për atë të drogës?
Reformë për Balilin apo për Tahirin?
Për Agronin apo Geroni?

Për cilën Reformë në Drejtësi flasim???