Salah mbron ‘gafaxhiun’ Karius, i jep këtë këshillë

Loris Karius nuk vë mend dhe vazhdon të bëjë gabime të njëpasnjëshme.

Gabimi më i fundit është bërë në ndeshjen miqësore të Liverpulit me Dortmundit.

Ai bëri një dalje të gabuar duke ia dhënë topin lojtarit kundërshtar, por për fatin e tij të mirë topi i goditur nuk përfundoi në rrjetë.

Ndërkohë që të gjithë nuk e duan më në Angli, ka qenë “ylli” i ekipit, Muhamed Salah, ai që i del në mbrojtje duke i thënë: “Qëndro i fortë Karius, kjo iu ka ndodhur edhe lojtarëve më të mirë. Injoro ata që të urrejnë”.