VIDEO/ Tirana fiton derbin e merkatos me Partizanin, Edon Hasani vishet bardheblu

Nuk ka më dyshime, Edon Hasani do të jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ardhshëm.

Për mesfushorin shkodran ishte interesuar edhe Partizani dhe Flamurtari, por në fund ishin 24 herë kampionët e Shqipërisë që arritën të bindin 26-vjeçarin.

Hasani vjen nga radhët e Sepahanit në Iran ku u aktivizua vetëm 6 takime, ndërsa në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë, Kukësit, Poli Timishoara, Ceahlau dhe Liteks.