Shiu boshatis plazhet, mbyllen pushimet
Reshjet e shiut që kanë nisur sot paradite kanë zbrazur plazhin e Shëngjinit. Pushuesit janë larguar nga zona turistike.
Gjatë paradites është krijuar trafik i rënduar për shkak të largimit të menjëhershëm të pushuesve nga bregdeti.
Ndërkohë nga reshjet e dendura të shiut sot ka pasur vështirësi në qarkullim në disa rrugë kryesore.