FOTO/ Aksidenti në Elbasan, ja kush është çifti i të plagosurve

Detaje të reja zbulohen nga një aksident i rëndë i cili ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan – Librazhd.

Mësohet se në fshatin Labinot Fush, Elbasan mjeti me targa AA 384 JM, me drejtues shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në Mallakastër është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është aksidenduar drejtuesi i mjetit shtetasi A. P., dhe shtetasja A. B., 20 vjeçe, (bashkëshortja), të cilët menjëherë janë transportuar për në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.