VIDEO/ Kolapsi në drejtësi, Basha: Ulsi Manja është më i lumturi, Artën e bëri prokurore

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pasi i ka parashtruar kryeministrit Edi Rama, 7 propozimet e PD-së për zgjidhjen e kolapsit të sistemit të Drejtësisë, theksoi se shansi i fundit është t’i kthehenkonsensusit të 21-22 korrikut.

I pyetur nga mediat se si e gjykon ai qëndrimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjës, se Partia Socialiste nuk pranon kushte nga opozita për situatën dhe se shkolla e Magjistraturës nuk ka ndonjë nxitim të madh, Basha tha:

"Ulsiu është pa dyshim njeriu më i lumtur në këtë situatë. Ulsiu ia doli që Arta Markun ta bëjë Prokurore të Përgjithshme, kështu që nga Ulsiu unë nuk pres gjë tjetër përveçse ngazëllim për faktin se kush ka ndonjë problem me Prokurorinë, shkon tek Ulsiu, kap Ulsiun. Por, kjo përbën zero referencë për gjykimin dhe problemin politik të Partisë Demokratike."