Turi i dytë në Champions/ Kukësi publikon çmimet e biletave për duelin kundër Qarabag

Klubi i Kukësit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen kundër Qarabagut të Agollit e vlefshme për turit e dytë eliminator të Champions Leagues

Ndeshja do të luhet më 25 korrik në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ja njoftimi i Kukësit:

- Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.

- Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07: 00, deri në 22:00.

- Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.

- Pika në Shkodër, biletaria e stadiumit “Loro Boriçi”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.

Çmimet e biletave:

- Në tribunën VIP kushton 3000 lekë të reja

- Tribuna A dhe B kushton 1500 lekë të reja

- Tribuna D e gjitha 500 lekë të reja

- Tribuna C e gjitha 300 lekë të reja

- Tribuna E1, E2, E3 dhe E4 kushton 300 lekë të reja

- Tribuna E5 është e miqve