Vidal-Inter! Bajerni i thotë ‘PO’, vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Arturo Vidal është shumë pranë transferimit te Interi.

Sipas raportimeve të fundit nga e përditshmja “Bild”, zikaltrit duhet të rrisin ofertën nga 20 në 30 milionë euro dhe Bajerni do të lejojë që mesfushori kilian të rikthehet në Serie A, shkruan SYRI.net.

Por në krahun tjetër Vidal kërkon një pagë me vlerë 10 milionë euro në sezon që Interi pritet t’ia plotësojë kërkesën.

Ndërkohë, klubi gjerman, me të cilin Vidal ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2019, nuk e ka thirrur atë për turne në SHBA! Arsyeja zyrtare lidhet me dëmtimin në gju që do ta bllokojë atë në Gjermani.

Kujtojmë që për Vidal interesohet edhe Milani.