Ja çfarë tha Merkel gjatë Botërorit kur u pyet për Ozilin

Angela Merkel edhe pse jo zyrtarisht ishte kundër sjelljes së tifozëve gjerman ndaj Ozil dhe Gundogan.

Gjatë kampionatit Botëror kancelaria gjermane i bëri thirrje tifozëve për qetësi dhe të mos ofendonin asnjë lojtar të Kombëtares.

 “Nuk mendoj që ofendimet dhe duartrokitjen na çojnë shumë larg, duhet të mundohemi t’i shikojmë gjërat me qetësi”.

“Pres që lojtarët të duartrokiten dhe jo të ofendohen nga tifozët”, tha kancelaria që nuk mbajti asnjë qëndrim për Ozil edhe në kohën kur fotoja me të dhe Erdoganin u publikua në mediat sportive.