Pothuajse nga porta në portë/ Lojtari bën të pabesueshme dhe shënon nga 82 metra largësi

Kampionati elitar zviceran ka startuar sezonin e ri futbollistik 2018/2019.

Gjatë javës së parë në Superligën e Zvicrës janë zhvilluar ndeshje të rëndësishme ku ajo që bie në sy është fitorja e Luganos 2-1 në transfertë ndaj Sionit.

Goli më i bukur i kësaj jave pa dyshim u shënuan në minutën e 4’ nga Dragan Mihajlovic i cili bëri të pamundurën duke realizuar nga një distancë e largët prej 82 metrash.