Formula 1/ Vettel reagon pas aksidentit që i kushtoi largimin nga gara

Sebastian Vettel ishte i zhgënjyeri i madh i garës së Hockenheim në Gjermani. 

Katër herë kampioni i botës në Formula 1 i cili është në kërkim të titullit të tij të parë me Ferrarin e di që gabimi që bëri në këtë pistë mund të ndikojë shumë në ecurinë e sezonit.

Bëra një gabim të vogël që pati një impakt shumë të rëndë. Po e menaxhonim shumë mirë garën deri në atë pikë ndërsa më pas gabova unë. Jam shumë i zhgënjyer, pasi deri në atë moment e kishim fitoren në xhep”, deklaroi Sebastian Vettel.