VIDEO/ Njihuni me shqiptarin që i hedh vaj makinës, në vend të naftës

Pronari i një makine në Gjilan të Kosovës, nuk e përdor më naftën si lëndë djegëse për mjetin e tij.

Në rezervuarin e automjetit ai thotë se hedh vaj luledielli.

Thotë se ka më shumë leverdi se nafta, raporton Klan Kosova.

Për ta mbushur makinën e tij me vaj lulediellit, thotë se është frymëzuar nga televizioni.

Që kur ka hequr dorë nga nafta, s’ka pasur asnjë problem me makinën e tij.

Më poshtë keni kronikën e plotë: