Nga e majta në të djathtë, Ançeloti eksperimenton me Hysajn

Napoli ka mposhtur Carpin në miqësoren e zhvilluar sot në mbrëmje me rezultatin 5-1.

Alan, Inglese, Kajeon, Verdi dhe Vinicius ishin autorët e golave për skuadrën e Ançelotit e cila bindi si në lojë ashtu edhe në rezultat.

Nuk kanë munguar eksperimentet në këtë sfidë, teksa trajneri italiane e ka provuar Hysajn në krahun e majtë të mbrojtjes.

Shkodrani e nisi ndeshjen në të majtë, teksa në pjesën e dytë kaloi në krahun e djathtë. Alan u zhvendos në krahun e tij duke mbuluar këtë rol.

Hysaj është pozicionuar shpeshherë në krahun e majtë me ekipin Kombëtar dhe shihet si një alternativë nga trajneri Ançeloti.