‘Nuk do të luaj më për Gjermaninë për shkak racizmi’. Ozil jep zyrtarisht dorëheqjen nga Kombëtarja

Mesut Ozil ka dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja e Gjermanisë duke thënë se nuk mund ta durojë më racizmin dhe mosrespektim me të cilin është përballur pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në një postim në Twitter, futbollisti me orgjinë turke ka thënë: “Nuk do të luaj më për Gjermaninë për shkak të racizmit dhe mos respektit”.