VIDEO/ Ekipi i shqiptarëve pëson gol të çuditshëm nga 80 metra. Shihni portierin qesharak

Ekipi i Sionit ka nisur sot sezonin duke e luajtur ndeshjen e parë në kampionat përballë Luganos.

Pjesa e parë është mbyllur në rezultatin 2-0 për Luganon. Për ekipin e Sion po aktivizohen tre shqiptarë: Lenjani, Bastien Toma dhe Pajtim Kasami. Kjo ndoshta nuk është nisja më e mirë.

Ajo që ka rënë në sy është goli spektakolar i Mihajloviç nga gati 80 metra.

Goditja ka kapur të papërgatitur portierin e Sion, i cili kishte dalë nga zona e tij.

Për më tepër shiheni golin e çuditshëm në këtë video.