Juventus shpall listën e lojtarëve që do të nisen në SHBA. Ja ç’do bëjë Ronaldo

Skuadra e Juventusit është gati për të nisur turin e përgatitjeve në Amerikë.

“Zonja e Vjetër” ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar dhe në sy bie mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili nuk është grumbulluar me ekipin dhe mesa duket do të stërvitet i vetëm në Torino, derisa kampionët e Italisë të kthehen.

Për momentin portugezi është në një tur në Kinë, ku ka shkuar disa ditë më parë.

Transferimi i tij në Itali ka shkaktuar shumë bujë, saqë Juventus ka shitur të gjitha abonimet për sezonin e ardhshëm, edhe pse shifrat janë 37% më të shtrenjta.