Lojtari nuk udhëton me Bayern drejt SHBA, interistët fërkojnë duart...

"Gati për të ardhmen". Mesazhi përmes Twitter vjen nga Arturo Vidal. Dhe Inter shpreson se e ardhmja e kilianit do të jetë në Milano. Mesfushori i Bayern është objektivi i parë për të forcuar mesfushën. Ndërkohë, klubi gjerman, me të cilin Vidal ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2019, nuk e ka thirrur atë për turne në SHBA! Arsyeja zyrtare lidhet me lëndimin në gju që do ta bllokojë atë në Gjermani.

30 milionë euro është kërkesa e Bayernit për t'u larguar nga Vidal, një shifër që Inter e konsideron shumë të lartë për një lojtar që i skadon kontrata brenda vitit dhe paguhet rreth 8 milionë neto. Një ofertë prej 22-23 milionë plus shpërblime mund të bindë bavarezët, të cilët megjithatë nuk e konsiderojnë lojtarin të pashitshëm. Nëse ky skenar realizohet, Inter do të detyrohej të shiste: Vecino, i cili i pëlqen Sarrit dhe Gagliardinin. Nga ana tjetër alternativat për Vidalin quhen Kovacic  dhe Paredes i Zenit, të cilin z. Spalletti e përshëndeti në Pisa pas miqësores kundër Interit.

Por drejtuesit kryesor të Inter besojnë se zgjidhja e problemeve në mesfushën e tyre ka vetëm një emër, Arturo Vidal.