Ktheheshin nga varrimi i shokut, vriten 11 shoferë

11 shoferë janë qëlluar për vdekje në Afrikën e Jugut pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj një minibusi që transportonte anëtarët e një shoqate taksistësh.

Zëdhënësi i policisë Jay Naicker tha të dielën se shoferët po ktheheshin nga ceremonia mortore e një shokut të tyre kur makina u sulmua me armë në Provincën KwaZulu-Natal.

Ai tha se 4 persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe se policia po hetonte të zbardhte ngjarjen dhe të vinte para përgjegjësisë autorët.

Media afrikanojugore shpjegoi se në rajonin ku ndodhi ngjarja ka pasur dhunë në rritje mes shoqatave të shoferëve për shkak të kontrollit të territoreve dhe të rrugëve me të ardhura më të mëdha.

10 persona u vranë në Cape Town vetëm brenda një fundjave në muajin Maj si pasojë e dhunës mes shoferëve të taksive./tvklan