‘Tërbohet’ merkato/ Icardi drejt Realit, ‘El Pipita’...

Në Spanjë betohen se Real Madrid është gati për të nisur sulmin për Mauro Icardi. Lista e trashëgimtarëve të mundshëm të Cristiano Ronaldo ka ndryshuar pas refuzimeve të Neymar dhe Mbappe: Harry Kane mbetet objektivi kryesor por Maurito Icardi vazhdon të ngjisë shkallë në listën e preferencave të madrilenëve. Pa një klauzolë do të jetë e vështirë për të bindur Interin, duke pasur parasysh se Suning dëshiron ta mbajë afër kapitenin dhe synon të rinovojë kontratën e tij sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, thashethemet nga Madridi mbështeten në faktin se së shpejti mund të arrijë një ofertë e parë e Realit.

Trashëgimtari Maurito do të jetë një tjetër argjentinas i cili luan në Itali: është Gonzalo Higuain i cili pavarësisht flirtit me Chelsea, do të preferonte të qëndronte në ligën italiane. Juventusi, për të mos patur humbje kapitale, duhet të shesë Pipitan për të paktën 54 milionë!