Thaçi e Hardinaj përkujtojnë njohjen e shtetit të Kosovës nga GJND

Kosova shënon sot tetë vjet që nga legaliteti i deklaratës së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social Facebook tha se ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare.

“Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, thuhet në postim.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tetë vite më parë pati dhënë mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare. /REL/

Edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet.

Ai shkruan më tutje se ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike

Ja postimi i plotë:

Tetë vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legalitet të drejtës sonë për shtet. GjND, në opinionin e vet, vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta. Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike. Ne kemi ende punë për të bërë, por progresi nuk do të ndalet. Me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave vuloset e ardhmja jonë në familjen e shteteve paqedashëse dhe demokratike. Kosova në tërësinë e saj të plotë territoriale është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjërë.