Kinezët 'zgjidhin qesen': Ylli i mbrojtjes kroate pranë ekipit milanez

Sime Vrsaljko dhe Inter janë pak më afër. Siç shkruajnë mediat spanjolle, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Inter, gjatë udhëtimit të tij në Kinë, ka marrë miratimin e Suning për të investuar 25 milionë euro për nënkampionin e botës. Tani gjërat duket se kanë ndryshuar, dhe talenti kroat i mbrojtjes mund të bëhet brenda gushtit lojtar i Interit.

Për Sime Vrsaljko kjo nuk do ishte eksperienca e parë në Itali, pasi ai 3 sezonë më parë ka luajtur në rradhët e Sassuolos..