Vasili: Drejtësia pronë e Rilindjes u kthye në zhgenjim, të huajt u tremben të tregojnë fajtorin

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas debateve në lidhje me Reformën në Drejtësi. Ai akuzon ndërkombëtarët që nuk reaguan kur Rilindja përbuzi ONM duke e kthyer reformen nga shpresë në zhgenjim. “Heshtja e denueshme e djeshme u ka humbur të huajve sot mundesinë që ata të flasin, të proekupohen dhe të sugjerojnë, shkruna Vasili.

Ja shënimi i tij i plotë në facebook:

Nderkombetaret heshten,kur rilindja perbuzi ONM per anetaret e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shprese ne zhgenjim.

Rilindja perbuzi dhe hodhi poshte muaj me pare sugjerimet e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi.
Ambasadoret e BE dhe SHBA ne Tirane deklaruan me ze shume te larte se ONM do te ishte garancia e integritetit te reformes, pasi ajo ishte perbere nga juriste me integritet shume te larte nga SHBA dhe BE.

Rilindja duke perbuzur ONM rrenoi pra reformen dhe integritetin e saj.

Asnje nga ambasadoret nuk foli asnje fjale perpara ketij atentati juridik e moral, qe po i behej reformes.

Pra reforma u fut ne qorrsokak dhe ate tanime nuk e beson me kerkush, ajo thjesht nderroi pronarin duke kthyer drejtesine ne prone te rilindjes.
Heshtja e denueshme e djeshme u ka humbur te huajve sot mundesine qe ata te flasin,te preokupohen dhe te sugjerojne.

Ambasadoret u tremben qe ti tregojne vendin dhe ti drejtojne gishtin rilindjes si fajtorja dhe shkaktarja e vetme, qe reforma ne drejtesi nga shprese u kthye ne zhgenjim

Te huajt e humben pra momentin dhe ç'vleresimi i tyre eshte zgjedhja e tyre per te qene njesh me qeverine per kapjen e reformes ne drejtesi.
Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht,kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen.