Drita merr dy futbollistë të Prishtinës

Pas dështimit për të arritur marrëveshje me sulmuesin kroat, Pero Pejic, drejtuesit e klubit gjilanas kanë gjetur akordin me sulmuesin e Prishtinës, Ahmed Januzi.

Finalizimi i marrëveshjes mbetet çështje ditësh, pasi ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon të mbyllë llogaritë me Prishtinën.

Ndërkohë, një tjetër përforcim për bardhekaltërit vije pikërisht nga kryeqyteti.

Mesfushori Diar Miftaraj do të jetë përforcimi i fundit për gjilanasit në këtë afat kalimtar.

Tashmë ‘vigani’ i mesfushës i ka dhënë “OK” Dritës dhe vetëm pritet ‘drita jeshile’ nga prishtinasit për t’u kompletuar transferimi.

Ardhja e Januzit dhe Miftarajt mund të mbyllë afatin kalimtarë për gjilanasit, të cilën ende nuk e kanë të qartë të ardhemen e dy mesfushorëve, Haxhi Neziraj dhe Drilon Musaj, të cilët janë të vetmit që ende nuk kanë rinovuar.