Dikur urrehej nga interistët, sot pranë nënshkrimit me klubin e tyre. Vidal pritet...

Një mbrojtës i djathtë dhe një mesfushor qendror. Këto janë dy kërkesat e Luciano Spalletti për të kompletuar skuadrën e Interit. Për mesfushen, Arturo Vidal është objektivi kryesor në vlerësimin e drejtorit sportiv Piero Ausilio. Kiliani tashmë ka valixhet gati, dhe Bayern nuk ka ndërmend të vere bast për të dhe pret vetëm ofertën e duhur për të shitur atë. Por sa kushton Arturo Vidal? Operacioni mund te mbyllet për 30 milion euro, raporton Syri.net

Vidal ka qënë idhull për juventinët dhe “urrehej” nga rivalet e perjetshëm interistë. Nëse Vidal nënshkruan, do të jetë interesante të dëgjosh koret e tifozerive gjatë ndeshjes Inter-Juve.