Ciao Milan, ish-kapiteni kuqezi drejt largimit

Riccardo Montolivo mund të largohet nga Milani. Thuhet se ai nuk është lajmëruar deri në minutat e fundit që nuk do të marrë pjesë me skuadrën e tij në turneun në SHBA.

Klubi italian e ka zbuluar dje listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në turne, dhe mesfushori italian është lënë jashtë për arsye teknike, transmeton.

Sipas Corriere della Sera, ish-kapiteni i Milanit e ka marrë shumë keq përjashtimin e tij nga skuadra për ndeshjet përgatitore që do të zhvillohen në SHBA.

Montolivo ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me ‘rossonerët’, ndërkohë klubi pritet t’ia shkëpus kontratën e tij dhe ta lë të lirë atë pasi nuk është më pjesë e planeve të Gattusos.