VIDEO/ Ndalimi nga policia, reagon për herë të parë kreu i PD Gramsh

Ka reaguar për herë të parë kreu i PD-së së Gramshit, Elmas Haruni, pas ndalimit të djeshëm pa asnjë arsye, nga policia.

Me një mesazh drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, Elmas Haruni thotë se është ndaluar pa asnjë shkak nga uniformat blu.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Narkopolicia e Norieges ndalon pa asnjë shkak Kryetarin e PD Gramsh dhe manipulon videon!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin banditesk të narkobanditeve me uniformë të Edvinit, ju ftoj te lexoni mesazhin dhe shikoni videon e Elmas Harunit kryetarit te PD Gramsh! sb

‘Përshëndetjet dok berisha.

Policia e Fatmir Xhafës po instalon diktaturën në gjithë Shqipërinë.

Dje policia me ka arrestuar në mes te qytetit pa asnjë shkak.

Po ju dërgoj një pjesë te videos.

Me respekt Elmas Haruni’.