Harroje Nainggolan, Interi gati të transferojë këtë super lojtar

Pas transferimit të Nainggolan, Interi mund ta bëjë edhe një tjetër përforcim të madh.

Neroaxurët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën.

Te Interi janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Bayernit të Munichut, Arturo Vidal.

31-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Bayerni dhe Niko Kovaç është i gatshëm ta lërë të lirë.

Drejtori i Interit Ausilio është në bisedime me bavarezët dhe pritet që transferimi i kilianit t’i kushtojë Interit plot 30 milionë euro.

Vidal ka luajtur edhe më parë në Serie A ku ishte pjesë e Juventusit.