FOTO/ Pushimet e nxehta të Ronaldos me partneren në Greqi, ja përse la 20 mijë euro bakshish

Ronaldo është tashmë në qendër të vëmendjes jo thjesht për suksesin, por edhe për vendimin e tij për t’u transferuar tek Juventusi. Largimi nga Spanja në Itali ka tërhequr vëmendjen e medieve dhe ndjekësve të futbollit, ndërkohë që ylli portugez ka përfituar nga stina e nxehtë për të shijuar disa ditë pushime me partneren e tij Georgina Rodriguez.

Në media është publikuar lajmi se në fund të qëndrimit, Ronaldo ka lënë 20 mijë euro bakshish për stafin që i ka shërbyer familjes së tij.

Mediat greke shkruan rreth këtij fakti, ndërsa theksuan se veçanërisht futbollisti kishte vlerësuar privatësinë që i ishte siguruar nga hoteli.

Partnerja e tij Georgina ka publikuar në rrjetet sociale edhe fotot e nxehta nga qëndrimi në Greqi, ndërkohë që Ronaldo është larguar më pas drejt Italisë ku është paraqitur tek Juventusi për kontrollin shëndetësor.